20 Pri Promovimi i librit “Momenti kur filloi lufta për mua”
6 maj, 17:00, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Përmbledhja me rrëfime “Momenti kur filloi lufta për mua” është një përgjigje letrare për pyetjen e kujtesës personale të momenteve kur kuptuam se lufta po ndodhte. Njëzet e shtatë rrëfime të autorëve nga hapësira kulturore post-jugosllave, trajtojnë përvoja të ndryshme nga ajo kohë. Shumë prej rrëfimeve sjellin këndvështrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke na sjell kuptimin e tyre për situatën e luftës para tridhjetë viteve me njohuritë historike dhe përvojën e sotme. Sëmundja, ushtria, policia, refugjatët, shkollat, dashuria, plazhi dhe noti, pingpongu dhe turnet e futbollit janë pjesë e përvojës së kohës së luftës për të cilën mund të lexoni në këtë përmbledhje. Autorët e përfaqësuar në këtë përmbledhje rrëfimesh janë: Merima Aranitović, Selvedin...