Shfaqja e filmit, “Vera ëndërron detin”, Kaltrina Krasniqi

Shfaqja e filmit, “Vera ëndërron detin”, Kaltrina Krasniqi

29 qershor, 19:30, Koska Bar, (Dobračina 59)

Vera është një përkthyese e gjuhës së shenjave në moshë të mesme, që udhëhiqet nga një jetë mirë e strukturuar: një grua e një gjyqtari të njohur, një nënë mbështetëse dhe një gjyshe e kujdesshme. Rehatia e saj ndërpritet nga vetëvrasja e papritur e bashkëshortit të saj, që pason me një paradë të frikshme të të afërmve që pretendojnë se kanë pronësi mbi shtëpinë e familjes në fshatin e tyre.

Kur skema e botës së nëntokës fillon të shfaqet, bota e Verës do të përballet me rrezikun dhe duket se do ajo të rrënohet. Frika dhe mosbesimi do ta detyrojnë Verën ta marrë fatin e familjes në duart e saj. Në një atmosferë kërcënuese, “Vera ëndërron detin” është një portret intim por universal i një gruaje, e cila duhet të përballet me realitetin e rëndë kur fillon t’i kundërvihet çështjeve gjinore që kanë rrënjë të thella e që mbizotërojnë në kohën tonë.

Kaltrina Krasniqi, një regjisore e vlerësuar e filmit që vjen nga Kosova, është gjithashtu një profesioniste e sprovuar në media, me njohuri të gjera në fushën e filmit, televizionit dhe publikimeve elektronike. Ajo është një nga themelueset e Iniciativës për Histori Gojore në Kosovë, një platformë online e dedikuar për regjistrimin dhe ndarjen e tregimeve personale të individëve nga sfera të ndryshme të jetës. Krasniqi e ka kryer regjinë në Universitetin e Prishtinës si dhe studimet master në Institutin e Kosovës për Gazetari dhe Komunikim në vitin 2011. Mëtej, në ngritjen e saj profesionale, ajo ka ndjekur edhe studime për regji në Universitetin e Kalifornisë.

No Comments

Post A Comment