Sorry, no posts matched your criteria.

5 maj, 17:00, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Projekti “Sërbia tjetër” i përmbledh për lexuesin qëndrimet e intelektualëve sërbë që i kundërshtuan shkeljet drastike të të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në Kosovë nga ana e autoriteteve sërbe, që prej kohës së shfuqizimit të autonomisë së Kosovës nga Sërbia më 23 mars 1989 e deri në hyrjen e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999, e madje edhe më tej.  Vëllimi i tretë i botuar vitin që shkoi nga ADMOVERE, përfshinë fragmente nga artikuj dhe intervista të një prej intelektualëve më të spikatur sërb, avokatit Srđa Popović [1937–2013], në të cilat ky flet mbi shkeljet brutale të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ‘90. Veç këtyre, me...

4 maj, 18:30, Kino ABC Filmi "Si mësova të fluturoj" na sjell një histori njerëzore për rritjen, kuptimin dhe faljen. Sofija, një vajzë 12-vjeçare ëndërron për një udhëtim kampingu me miqtë e saj dhe për puthjen e saj të parë. Por, ajo detyrohet të kaloj verën në një shtëpi të vjetër të familjes në ishullin Hvar të Adriatikut, bashkë me gjyshen e saj, Maria, që është shumë rigoroze dhe hallën e saj të çuditshme, Luçen. Pa miq apo wifi, jeta e Sofijas në Hvar është F-E-RR, por monotonia e saj zvogëlohet nga sjellja e veçantë dhe e çuditshme e gjyshes Maria. Sofia dyshon se gjyshja e saj ka pasur një lloj lidhjeje të fshehtë romantike, dhe gjatë hulumtimeve të saj për të zbuluar...

Edicioni i dhjetë jubilar i festivalit "Mirëdita, dobar dan!", ngjarje kjo unike kulturore që organizohet në Prishtinë dhe Beograd që nga viti 2014, do të mbahet këtë vit nga 4 deri më 6 maj në Kosovë, me prezantimin e skenës kulturore, artistike, e shoqërore të Serbisë dhe me diskutimin e çështjeve kritike që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen në një periudhë sfiduese për të dy shoqëritë. Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë të njihen me skenën kulturore serbe duke përfshirë muzikantë, autorë filmash, shkrimtarë e aktivistë të shumtë. "Pavarësisht sfidave dhe marrëdhënieve aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, festivali ‘Mirëdita, dobar dan!’ vazhdon të mbetet një ndër platformat e pakta që ofron hapësirë për promovim dhe shkëmbim...