Sorry, no posts matched your criteria.

Ngjarja e veçantë kulturore "Mirëdita, dobar dan!", e cila prezanton skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës për audiencën e Beogradit, do të mbahet nga 22 tetor deri më 24 tetor në Beograd. Siç wshtë njoftuar nga Nisma e të Rinjve pwr tw Drejtat e Njeriut, këtë vit festivali do të jetë më i shkurtë se edicionet e kaluara për shkak të virusit korona, megjithatë ata konsiderojnë se është shumë e rëndësishme organizimi i tij, natyrisht në përputhje me të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. "Me rifillimin e procesit të negociatave në Bruksel dhe me nënshkrimin e marrëveshjes së Washington -it, është bërë një hap sa një mijë milje, por marrëveshjet politike dhe ekonomike janë vetëm korniza, ndërsa thelbi...

Festivali "Mirëdita, dobar dan!", ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor të këtij viti. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë vit, festivali zhvillohet në një periudhë specifike, kur marrëdhënia midis Prishtinës dhe Beogradit është në nivelin më të ulët që nga fillimi i Marrëveshjes së Brukselit. Një krizë e dukshme politike po...