Uncategorized

Hapja e edicionit të dhjetë të festivalit "Mirëdita, dobar dan!" filloi me një minutë heshtje, në shenjë solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre pas tragjedisë që ndodhi të mërkurën në Beograd. Në sallën e mbushur plot në Kino ABC kishte vizitorë të shumtë, por edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. "Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që t'i bashkojmë njerëzit në kohë të vështira dhe të krijojmë hapësirë për solidaritet. Nuk ka familje në këtë rajon që nuk...

6 maj, 20:00, Teatri “Oda” Shfaqja “Bimët po të ngordhnin, do të bëhej nami”, e regjisorit Ivor Martinić është një shfaqje romantike për një çift që vendos t'i japë fund lidhjes së tyre. Kur njëri nga partnerët nuk mund të kujtojë ngjarjen më të rëndësishme gjatë lidhjes së tyre romantike, tjetri kalon në një krizë që nxitë pyetje dhe dilema të ndryshme ekzistenciale. Në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre, përmes takimeve të shumta çifti jonë tashmë i ndarë përpiqet...

6 maj, 17:00, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Përmbledhja me rrëfime “Momenti kur filloi lufta për mua” është një përgjigje letrare për pyetjen e kujtesës personale të momenteve kur kuptuam se lufta po ndodhte. Njëzet e shtatë rrëfime të autorëve nga hapësira kulturore post-jugosllave, trajtojnë përvoja të ndryshme nga ajo kohë. Shumë prej rrëfimeve sjellin këndvështrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke na sjell kuptimin e tyre për situatën e luftës para tridhjetë viteve me njohuritë historike dhe përvojën e sotme. Sëmundja,...

6 maj, 13:30, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Pavarësisht progresit të bërë në vitet e fundit dhe nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në nëntor të vitit 2022, liria e lëvizjes mbetet një çështje e rëndësishme për t’u diskutuar. Shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë, përballen me sfida dhe pengesa në udhëtimet ndërmjet vendeve, për shkak të barrierave të ndryshme burokratike dhe politike. Një nga çështjet më urgjente në këtë drejtim është mungesa e lirisë së lëvizjes...

5 maj, 21:30, Teatri “ODA” Tradicionalisht, gratë rome janë inkurajuar të ndërpresin shkollimin herët dhe të martohen në moshë të re. Pretty Loud është grupi i parë i vajzave rome në Serbi, i cili është i përkushtuar për të thyer këtë stereotip tradicional dhe për t’u dhënë zë vajzave rome. Muzika e tyre unike, performancat dhe projektet e tyre letrare synojnë të fuqizojnë brezin e ardhshëm të grave rome duke përzier elemente të rap-it, hip hop-it dhe muzikës së paraardhësve të...

5 maj, 19:30, Kafe-libraria Dit e Nat Stolpersteine (në anglisht: "stumbling stones") - Term ky i përdorur për të përshkruar pllakat prej bronzi që përkujtojnë viktimat e regjimit nazist në më shumë se 1100 lokacione në 17 vende evropiane. Si term që trajton ballafaqimin me të kaluarën, ‘Stolpersteine’ i prezenton shkurtimisht audiencën me përmbajtjen e poezive të poetëve tanë, të cilat trajtojnë luftën, pasojat e saj, si dhe nxisin pyetje në lidhje me përkatësinë dhe identitetin individual. Mbrëmja do të pasurohet me praninë...

5 maj, 17:30, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Debati “Trashëgimia tjetër” synon të eksplorojë konceptin e “Serbisë tjetër”, e cila përfaqëson pjesën e popullatës serbe që ishte kundër luftërave të viteve të 90ta dhe politikës nacionaliste. Me theks të veçantë ky diskutim do fokusohet në trashëgiminë kundër luftës të Srđa Popović-it, një avokat i të drejtave të njeriut nga Serbia. Gjatë diskutimit, panelistët do të shqyrtojnë konceptin e "Serbisë tjetër" dhe do të analizojnë rolin që ka luajtur në periudhën e...

5 maj, 17:00, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Projekti “Sërbia tjetër” i përmbledh për lexuesin qëndrimet e intelektualëve sërbë që i kundërshtuan shkeljet drastike të të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në Kosovë nga ana e autoriteteve sërbe, që prej kohës së shfuqizimit të autonomisë së Kosovës nga Sërbia më 23 mars 1989 e deri në hyrjen e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999, e madje edhe më tej.  Vëllimi i tretë i botuar vitin që shkoi nga...

4 maj, 18:30, Kino ABC Filmi "Si mësova të fluturoj" na sjell një histori njerëzore për rritjen, kuptimin dhe faljen. Sofija, një vajzë 12-vjeçare ëndërron për një udhëtim kampingu me miqtë e saj dhe për puthjen e saj të parë. Por, ajo detyrohet të kaloj verën në një shtëpi të vjetër të familjes në ishullin Hvar të Adriatikut, bashkë me gjyshen e saj, Maria, që është shumë rigoroze dhe hallën e saj të çuditshme, Luçen. Pa miq apo wifi, jeta e Sofijas në...

Ngjarja e veçantë kulturore "Mirëdita, dobar dan!", e cila prezanton skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës për audiencën e Beogradit, do të mbahet nga 22 tetor deri më 24 tetor në Beograd. Siç wshtë njoftuar nga Nisma e të Rinjve pwr tw Drejtat e Njeriut, këtë vit festivali do të jetë më i shkurtë se edicionet e kaluara për shkak të virusit korona, megjithatë ata konsiderojnë se është shumë e rëndësishme organizimi i tij, natyrisht në përputhje me të gjitha masat...