Sorry, no posts matched your criteria.

5 maj, 21:30, Teatri “ODA” Tradicionalisht, gratë rome janë inkurajuar të ndërpresin shkollimin herët dhe të martohen në moshë të re. Pretty Loud është grupi i parë i vajzave rome në Serbi, i cili është i përkushtuar për të thyer këtë stereotip tradicional dhe për t’u dhënë zë vajzave rome. Muzika e tyre unike, performancat dhe projektet e tyre letrare synojnë të fuqizojnë brezin e ardhshëm të grave rome duke përzier elemente të rap-it, hip hop-it dhe muzikës së paraardhësve të tyre. Përmes këngëve të tyre në gjuhën rome, serbe dhe angleze, ato trajtojnë çështje komplekse si stereotipet, drejtësinë shoqërore dhe racën, por edhe për sfidat, shpresat e ëndërrat e tyre. Ato po i’u tregojnë vajzave të tjera rome se kanë mundësi...

5 maj, 19:30, Kafe-libraria Dit e Nat Stolpersteine (në anglisht: "stumbling stones") - Term ky i përdorur për të përshkruar pllakat prej bronzi që përkujtojnë viktimat e regjimit nazist në më shumë se 1100 lokacione në 17 vende evropiane. Si term që trajton ballafaqimin me të kaluarën, ‘Stolpersteine’ i prezenton shkurtimisht audiencën me përmbajtjen e poezive të poetëve tanë, të cilat trajtojnë luftën, pasojat e saj, si dhe nxisin pyetje në lidhje me përkatësinë dhe identitetin individual. Mbrëmja do të pasurohet me praninë e dy poetëve serbë, Mirjana Narandžić dhe Đorđe Simić, ndërsa moderator do të jetë Agon Rexhepi. Mirjana Narandžić u lind në vitin 1992 në Beograd. Ajo studioi letërsinë dhe gjuhën serbe me letërsi krahasimtare në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të...

5 maj, 17:30, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Debati “Trashëgimia tjetër” synon të eksplorojë konceptin e “Serbisë tjetër”, e cila përfaqëson pjesën e popullatës serbe që ishte kundër luftërave të viteve të 90ta dhe politikës nacionaliste. Me theks të veçantë ky diskutim do fokusohet në trashëgiminë kundër luftës të Srđa Popović-it, një avokat i të drejtave të njeriut nga Serbia. Gjatë diskutimit, panelistët do të shqyrtojnë konceptin e "Serbisë tjetër" dhe do të analizojnë rolin që ka luajtur në periudhën e pasluftës. Ata gjithashtu do të thellohen në sfidat me të cilat u përball kjo "Serbi tjetër" gjatë dhe pas kësaj periudhe, duke përfshirë vështirësitë në ballafaqimin me të kaluarën dhe promovimin e një vizioni të ndryshëm për të ardhmen. Diskutimi do...