Koncerti i “La Fazani”

Koncerti i “La Fazani”

27 qershor, 21:30, Dorćol Platz

“La Fazani” është alter-egoja performuese e Arbër Salihut, kompozitorit, kantautorit, multi-instrumentistit dhe producentit nga Prishtina. Ky kompozitor i diplomuar dhe i talentuar, është shpërblyer me disa çmime për muzikën e tij në film dhe teatër, dhe është kontribues në disa albume të bendeve muzikore të ndryshme. Që nga viti 2022, Salihu ka qenë fuqia kreative pas “La Fazani”, duke sjellë një përzierje unike të hip-hopit, rock and roll-it, muzikës popullore shqiptare dhe ritmeve afrikane. Paleta e tyre muzikore është zbukuruar me tekste të gjalla, që shpesh e reflektojnë realitetin shoqëror të Kosovës. Në tetor të vitit 2023, Salihu ka fituar në konkursin e parë të Kosovës  për përfaqësim në “Këngën në Eurovizion”, pavarësisht mos  njohjes zyrtare në këtëj ngjarje.

No Comments

Post A Comment