Sorry, no posts matched your criteria.

6 maj, 20:00, Teatri “Oda” Shfaqja “Bimët po të ngordhnin, do të bëhej nami”, e regjisorit Ivor Martinić është një shfaqje romantike për një çift që vendos t'i japë fund lidhjes së tyre. Kur njëri nga partnerët nuk mund të kujtojë ngjarjen më të rëndësishme gjatë lidhjes së tyre romantike, tjetri kalon në një krizë që nxitë pyetje dhe dilema të ndryshme ekzistenciale. Në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre, përmes takimeve të shumta çifti jonë tashmë i ndarë përpiqet të arrijë tek e vërteta e tyre e përbashkët. Shfaqja flet për nevojën për të treguar një histori intime, nevojën për afërsi dhe komunikim. Pa përdorur sentimentalizëm ekzistencial dhe fjalë të mëdha, kjo histori intime çon audiencën në një rrugëtim...

6 maj, 17:00, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Përmbledhja me rrëfime “Momenti kur filloi lufta për mua” është një përgjigje letrare për pyetjen e kujtesës personale të momenteve kur kuptuam se lufta po ndodhte. Njëzet e shtatë rrëfime të autorëve nga hapësira kulturore post-jugosllave, trajtojnë përvoja të ndryshme nga ajo kohë. Shumë prej rrëfimeve sjellin këndvështrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke na sjell kuptimin e tyre për situatën e luftës para tridhjetë viteve me njohuritë historike dhe përvojën e sotme. Sëmundja, ushtria, policia, refugjatët, shkollat, dashuria, plazhi dhe noti, pingpongu dhe turnet e futbollit janë pjesë e përvojës së kohës së luftës për të cilën mund të lexoni në këtë përmbledhje. Autorët e përfaqësuar në këtë përmbledhje rrëfimesh janë: Merima Aranitović, Selvedin...

6 maj, 13:30, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4 Pavarësisht progresit të bërë në vitet e fundit dhe nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në nëntor të vitit 2022, liria e lëvizjes mbetet një çështje e rëndësishme për t’u diskutuar. Shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë, përballen me sfida dhe pengesa në udhëtimet ndërmjet vendeve, për shkak të barrierave të ndryshme burokratike dhe politike. Një nga çështjet më urgjente në këtë drejtim është mungesa e lirisë së lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, e cila vazhdon të mbetet problem për të dyja vendet, për shkak të mungesës së vullnetit politik. Ndonëse, BE-ja ka njoftuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës do të...