20 Pri Mbrëmje poetike “Stolpersteine”, Đorđe Simić dhe Mirjana Narandžić
5 maj, 19:30, Kafe-libraria Dit e Nat Stolpersteine (në anglisht: "stumbling stones") - Term ky i përdorur për të përshkruar pllakat prej bronzi që përkujtojnë viktimat e regjimit nazist në më shumë se 1100 lokacione në 17 vende evropiane. Si term që trajton ballafaqimin me të kaluarën, ‘Stolpersteine’ i prezenton shkurtimisht audiencën me përmbajtjen e poezive të poetëve tanë, të cilat trajtojnë luftën, pasojat e saj, si dhe nxisin pyetje në lidhje me përkatësinë dhe identitetin individual. Mbrëmja do të pasurohet me praninë e dy poetëve serbë, Mirjana Narandžić dhe Đorđe Simić, ndërsa moderator do të jetë Agon Rexhepi. Mirjana Narandžić u lind në vitin 1992 në Beograd. Ajo studioi letërsinë dhe gjuhën serbe me letërsi krahasimtare në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të...