Debati ” Normalizimi i moslejimit apo moslejimi i normalizimit: Pengimi i shkëmbimit”

Debati ” Normalizimi i moslejimit apo moslejimi i normalizimit: Pengimi i shkëmbimit”

29 qershor, 13:00, Prostor Miljenko Dereta (Dobračina 55)

Ka kaluar më shumë se një vit që nga miratimi verbal i marrëveshjes së Ohrit nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Serbisë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy shoqërive. Në praktikë, pengesat dhe ndalimet vazhdojnë të ekzistojnë. Ndër këto pengesa, ka kufizime dhe ndalime të rëndësishme në rrjedhën e prodhimeve kulturore midis Serbisë dhe Kosovës.

Përveç kufizimeve të ndryshme ekonomike dhe politike, ekzistojnë pengesa të përhershme në rrjedhën e ngjarjeve kulturore, diskutimeve intelektuale, bashkëpunimeve akademike dhe ndërmarrjeve gazetareske. Këto kufizime pengojnë shkëmbimin e lirë të ideve, shprehjes artistike dhe eksplorimit kulturor midis dy rajoneve.


Pengesat ekonomike, ndalimet për hyrje në Kosovë dhe Serbi dhe sfidat që hasin rrethet akademike dhe kulturore pengojnë forma të ndryshme të bashkëpunimit të rëndësishëm për t’i promovuar marrëdhëniet e normalizuara mes Kosovës dhe Serbisë. Duke u angazhuar në dialog me ata që preken drejtpërdrejt nga këto ndalime dhe duke u përballur aktivisht me to, duke promovuar normalizimin brenda sferave respektive, synojmë të hulumtojmë pasojat e këtyre ndalimeve në përpjekjet për ndërtimin e paqes. Po ashtu, ne kërkojmë të eksplorojmë ndikimin pozitiv të shkëmbimeve kulturore, iniciativave për bashkëpunim dhe mësimeve ndërkulturore në promovimin e kuptimit dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shoqërive.

No Comments

Post A Comment