Sorry, no posts matched your criteria.

Edicioni i dhjetë i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” përfundoi mbrëmë në Prishtinë, me ndarjen e çmimit për Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, dhe shfaqjen teatrore “Bimët po të ngordhin, do të bëhej nami”. Si çdo vit, çmimi “Miredita, dobar dan!” ndahet për personat të cilët me punën dhe përpjekjet e tyre kontribuojnë në marrëdhëniet më të mira ndërmjet shoqërisë kosovare dhe serbe. Puna e Blakaj drejt arritjes së paqes së vërtetë mes dy shoqërive, ka rezultuar në kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën. “Këtë çmim nuk e konsideroj si një arritje personale, por si një arritje të përbashkët dhe do të doja të...

Hapja e edicionit të dhjetë të festivalit "Mirëdita, dobar dan!" filloi me një minutë heshtje, në shenjë solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre pas tragjedisë që ndodhi të mërkurën në Beograd. Në sallën e mbushur plot në Kino ABC kishte vizitorë të shumtë, por edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. "Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që t'i bashkojmë njerëzit në kohë të vështira dhe të krijojmë hapësirë për solidaritet. Nuk ka familje në këtë rajon që nuk ka përjetuar humbje të rëndë e të pakapërcyeshme", tha Sofija Todoroviq, Drejtoreshë e Programit nga  Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), në hapjen e festivalit. Ajo kujtoi gjithashtu se ky rajon është i lidhur në mënyrë...

6 maj, 20:00, Teatri “Oda” Shfaqja “Bimët po të ngordhnin, do të bëhej nami”, e regjisorit Ivor Martinić është një shfaqje romantike për një çift që vendos t'i japë fund lidhjes së tyre. Kur njëri nga partnerët nuk mund të kujtojë ngjarjen më të rëndësishme gjatë lidhjes së tyre romantike, tjetri kalon në një krizë që nxitë pyetje dhe dilema të ndryshme ekzistenciale. Në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre, përmes takimeve të shumta çifti jonë tashmë i ndarë përpiqet të arrijë tek e vërteta e tyre e përbashkët. Shfaqja flet për nevojën për të treguar një histori intime, nevojën për afërsi dhe komunikim. Pa përdorur sentimentalizëm ekzistencial dhe fjalë të mëdha, kjo histori intime çon audiencën në një rrugëtim...