Sorry, no posts matched your criteria.

Sot pas orës 14:00, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka pranuar njoftim verbal nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për ndalimin e të gjitha ngjarjeve në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. Ndalesa u komunikua zyrtarisht si urdhër për të ndërprerë tubimin, fillimisht në formë verbale e pastaj edhe në formë të shkruar, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me festivalin, si ngjarjet publike edhe ato të planifikuara vetëm për mysafirët.Me këtë urdhër, përmes aplikimit të masave disproporcionale, Ministria e Punëve të Brendshme e ka shkelur Kushtetutën e Serbisë, specifikisht lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, si dhe një numër ligjesh, duke përfshirë të paktën dy nene të Ligjit për Tubime Publike....

Një nga vullnetaret e angazhuara në një organizatë joqeveritare në Beograd, një shqiptare nga Prishtina, flet në telefon me nënën e saj të shqetësuar. "Mos u shqetëso mami, këtu është shumë mirë." Një adoleshent tjetër  i frikësuar, i cili nuk pranonte të shkonte në det në Kroaci me prindërit e tij, sepse atje do të masakrohej nga ustashët, u kthye nga udhëtimi   në Istra me qëndrime krejtësisht të ndryshme. Është kaq e rëndësishme që të rinjtë të udhëtojnë, janë jashtëzakonisht të rëndësishme  programet e shkëmbimit, njohja me njëri-tjetrin, personale, por edhe të shoqërive. Ura të reja janë tepër të nevojshme, veçanërisht për gjeneratat e reja që janë rritur në valë të reja urrejtjeje. Pikërisht për këtë është e paarsyeshme ndjekja e...

Festivali "Mirëdita, dobar dan!", i themeluar me idenë për të inkurajuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, për vite me radhë ka përfaqësuar një platformë unike që lidh skenën kulturore të Prishtinës dhe Beogradit. Në këto tri ditë, festivali krijon një hapësirë ku arti dhe kreativiteti nxisin një reflektim të përbashkët mbi të tashmen dhe të ardhmen e dy shoqërive.Këtë vit, në edicionin e tij të 12-të, festivali do të mbahet nga 20 deri më 22 nëntor në Prishtinë dhe do të mbledh artistë/e të afirmuar/a dhe të rinj/reja nga skena kulturore dhe artistike bashkëkohore e Beogradit. Në një kohë të shënuar nga rifuqizimi i retorikës nacionaliste – si në rajon ashtu edhe në nivel global – festivali “Mirëdita, dobar dan!” mbetet një...

Filmi Connecting…, me regji të Idro Seferit, pati premierën më 31 janar 2025 në Beograd dhe më 7 shkurt 2025 në Prishtinë. Ky dokumentar sjell në fokus figura të rëndësishme nga skena artistike serbe dhe shqiptare, të cilët njëkohësisht janë edhe mbështetësit dhe avokuesit të afrimit mes dy popujve. Filmi u realizua në bashkëpunim me Iniciativën për të Drejtat e Njeriut (Beograd), organizatën Integra (Prishtinë), Iniciativa Qytetare (Beograd) dhe organizatën ndërkombëtare HREYN (Bruksel). I frymëzuar nga ndalimi i festivalit Mirëdita, dobar dan! nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë vitin e kaluar, filmi fokuson përpjekjet për të promovuar bashkëpunimin kulturor dhe artistik mes Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në pah sfidat e shumta me të cilat përballen artistët...

Në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Human Rights Education Youth Network (Belgjikë), INTEGRA NGO (Kosovë) dhe Civic Initiatives (Serbi), Youth Initiative for Human Rights (Serbi) organizoi një konferencë treditore në Bruksel, e cila trajtoi ndërthurjen mes artit dhe aktivizmit. E titulluar "Art x Peace", konferenca u mbajt në disa vende të ndryshme në Bruksel nga 12 deri më 14 dhjetor, duke përfshirë edhe Parlamentin Evropian. Ajo mblodhi së bashku një grup të larmishëm artistësh, aktivistësh, politikanësh, anëtarësh të Parlamentit Evropian dhe akademikësh, të cilët diskutuan mbi rolin e artit në luftën për të drejtat e njeriut. Konferenca u hap me një sesion në Parlamentin Evropian, ku anëtarët Vladimir Prebilič dhe Gordan Bosanac (Të Gjelbrit / Aleanca e Lirë Evropiane), si dhe ish-nënkryetarja e...