Sorry, no posts matched your criteria.

Sot pas orës 14:00, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka pranuar njoftim verbal nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për ndalimin e të gjitha ngjarjeve në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”. Ndalesa u komunikua zyrtarisht si urdhër për të ndërprerë tubimin, fillimisht në formë verbale e pastaj edhe në formë të shkruar, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me festivalin, si ngjarjet publike edhe ato të planifikuara vetëm për mysafirët.Me këtë urdhër, përmes aplikimit të masave disproporcionale, Ministria e Punëve të Brendshme e ka shkelur Kushtetutën e Serbisë, specifikisht lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, si dhe një numër ligjesh, duke përfshirë të paktën dy nene të Ligjit për Tubime Publike....

Një nga vullnetaret e angazhuara në një organizatë joqeveritare në Beograd, një shqiptare nga Prishtina, flet në telefon me nënën e saj të shqetësuar. "Mos u shqetëso mami, këtu është shumë mirë." Një adoleshent tjetër  i frikësuar, i cili nuk pranonte të shkonte në det në Kroaci me prindërit e tij, sepse atje do të masakrohej nga ustashët, u kthye nga udhëtimi   në Istra me qëndrime krejtësisht të ndryshme. Është kaq e rëndësishme që të rinjtë të udhëtojnë, janë jashtëzakonisht të rëndësishme  programet e shkëmbimit, njohja me njëri-tjetrin, personale, por edhe të shoqërive. Ura të reja janë tepër të nevojshme, veçanërisht për gjeneratat e reja që janë rritur në valë të reja urrejtjeje. Pikërisht për këtë është e paarsyeshme ndjekja e...

Edicioni i këtij viti i festivalit "Mirëdita, dobar dan" i organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR, Serbia), Integra (Kosovë) dhe Iniciativa Qytetare (CI, Serbia) do të prezantojë një përzierje unike të artit, kulturës bashkëkohore dhe diskutimeve domethënëse që hedhin dritë mbi tema historike kyçe, si dhe të orientuara drejt së ardhmes, veçanërisht të rëndësishme gjatë kësaj periudhe sfiduese për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. I gjithë programi i festivalit të sivjetshëm është i disponueshëm në faqen e zyrtare. "Mirëdita, dobar dan" është një platformë unike për shkëmbim kulturor, si dhe dialog mbi çështjet kritike që shmangen dhe neglizhohen. Shkëmbimi kulturor është një mjet i fuqishëm për të promovuar pajtimin dhe paqen e qëndrueshme, si dhe për të kapërcyer...

Jemi të lumtur të iu njoftojmë që festivali gjithëpërfshirës dhe ndërkulturor “Mirëdita, dobar dan!” do të festojë hapjen e edicionit të tij të parë në Austri, më 29 nëntor 2023. Festivali i cili mbahet që nga viti 2014 në Serbi dhe Kosovë bashkon artin, kulturën, avokimin dhe debatin publik në një platformë. Duke bashkuar artistë, aktivistë të të drejtave të njeriut si dhe krijues të opinionit, festivali synon të krijoj hapësira gjithëpërfshirëse ku përndryshe shpesh mbizotërojnë mospajtimet. Edicioni i parë i cili do të mbahet më 29 nëntor në Vjenë organizohet nga Iniciativat Qytetare Austria, Integra dhe YIHR dhe po vazhdon të përcjellë të njëjtat mesazhe. “Në Vjenë jeton një komunitet i madh nga Ballkani. Edhe pse shumica prej nesh janë...

Edicioni i dhjetë jubilar i festivalit "Mirëdita, dobar dan!", ngjarje kjo unike kulturore që organizohet në Prishtinë dhe Beograd që nga viti 2014, do të mbahet këtë vit nga 4 deri më 6 maj në Kosovë, me prezantimin e skenës kulturore, artistike, e shoqërore të Serbisë dhe me diskutimin e çështjeve kritike që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen në një periudhë sfiduese për të dy shoqëritë. Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë të njihen me skenën kulturore serbe duke përfshirë muzikantë, autorë filmash, shkrimtarë e aktivistë të shumtë. "Pavarësisht sfidave dhe marrëdhënieve aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, festivali ‘Mirëdita, dobar dan!’ vazhdon të mbetet një ndër platformat e pakta që ofron hapësirë për promovim dhe shkëmbim...

Nga 19 deri më 22 shtator, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriu (YIHR), në partneritet me Integra NGO, Nismat Qytetare dhe Rrjetin Rinor për Edukimin e të Drejtave të Njeriut (HREYN), organizoi një punëtori transformuese rezidenciale të titulluar “Çfarë Trashëguam Ne?” në Endžio Hab. Ky takim mblodhi së bashku artistë të rinj dhe profesionistë të kulturës nga Kosova dhe Serbia, duke ofruar një platformë për të eksploruar kompleksitetet e historisë së përbashkët dhe ndikimin e saj në praktikat e tyre artistike. Nën udhëheqjen e ekspertit Andrej Nosov, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime kritike rreth dinamikave të ndërlikuara të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Punëtoria përfundoi me përpjekje të përbashkëta për të krijuar një projekt multimedial për paqen, që synon të nxisë bashkëpunimin...

Me 7 gusht 2024, konsorciumi i partnerëve të projektit — “ Mirrors Into Windows : Working for Peace with Arts”, i mbështetur nga programi i Komisionit Evropian për mbështetjen e sektorit audiovizuel dhe të kulturës - “Europa Kreative” u takuan në Prishtinë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit rreth projektit. Partnerët adresuan pasojat e ndalimit të festivalit “Miredita, dobar dan!” nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe ndikimet e tij në aktivitetet e ndërlidhura. Përfaqësuesit nga OJQ Integra (Kosovë), Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Iniciativa Qytetare (Serbi) dhe HREYN (Bruksel) diskutuan për rreptësin e ndalimit dhe ndikimet jo vetëm për festivalin dhe aktivitetet e lidhura me projektin, por edhe...