Sorry, no posts matched your criteria.

21 nëntor, 13:00h @ Hoteli Grand – Kati i parë Debati me titull “E ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” nuk përqendrohet vetëm në sfida dhe kontekst politik, por edhe përvoja jetësore që formësojnë kuptimin e paqes dhe konfliktit. Pas debatit do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët me autorë/e në librat “Momenti kur për mua nisi lufta” dhe “Momenti kur për mua nisi paqja”, të botuar nga organizata Propeace. Autorët/et ndajnë storje me thellësi personale dhe reflektime letrare mbi luftën dhe paqen, duke treguar si përvojat individuale tejkalojnë diskutimet abstrakte. Sesioni nxjerr në pah storje personale, duke ofruar një perspektivë intime mbi realitetin e konfliktit dhe pajtimit ...

20 nëntor, 20:00h @ Defy Them Bendi Pliš, i themeluar në Beograd nga një dashuri e përbashkët për tingullin e kitarës indi në fillim të mijëvjeçarit të ri, përbëhet nga Branislav Cvetković [Branisllav Cvetkoviq] (kitarë dhe vokal), Stefan Drča [Stefan Drça] (kitarë), Mina Beljić [Mina Beliq] (bateri) dhe Aleksa Gajić [Alleksa Gaiq] (bas dhe vokal). Duke kombinuar meloditë nostalgjike dhe ritmet e çrregullta, Pliš eksploron gjithçka që nxit dhe gjithashtu përfaqëson një sfidë për një person të ri, ndërsa grupi e përshkruan veten si diçka që ndjehet në lëkurë dhe sjell kënaqësi. Me singllin “Padobran” [Parashuta] ata paralajmëruan EP-n e tyre debutues, i cili u publikua më 13 dhjetor 2024 në të gjitha platformat e strimingut dhe shpejt mori vlerësime pozitive...

Festivali "Mirëdita, dobar dan!", i themeluar me idenë për të inkurajuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, për vite me radhë ka përfaqësuar një platformë unike që lidh skenën kulturore të Prishtinës dhe Beogradit. Në këto tri ditë, festivali krijon një hapësirë ku arti dhe kreativiteti nxisin një reflektim të përbashkët mbi të tashmen dhe të ardhmen e dy shoqërive.Këtë vit, në edicionin e tij të 12-të, festivali do të mbahet nga 20 deri më 22 nëntor në Prishtinë dhe do të mbledh artistë/e të afirmuar/a dhe të rinj/reja nga skena kulturore dhe artistike bashkëkohore e Beogradit. Në një kohë të shënuar nga rifuqizimi i retorikës nacionaliste – si në rajon ashtu edhe në nivel global – festivali “Mirëdita, dobar dan!” mbetet një...