Sorry, no posts matched your criteria.

22 nëntor, 13:00h @ Hotel Grand, kati i parë Në debat do të trajtohet kriza aktuale politike në Serbi dhe protestat masive të studentëve që shpërthyen pas shembjes së kulmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, me ç’rast kanë humbur jetën 16 persona dhe një është plagosur rëndë. Diskutimi synon të kontekstualizojë këto protesta dhe të eksplorojë implikimin e tyre në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Debati do të mbahet si pjesë e promovimit të Kronologjisë së Kosovës 2.0, një botim i YIHR-s që përmbledh hulumtime të studiuesve të rinj mbi zhvillimet kyçe politike dhe sociale në marrëdhëniet Serbi-Kosovë nga 2018 deri 2023. ...

21 nëntor 19:00h @ Qendra Barabar – Hotel Grand, Kati i katërt Shfaqja është bazuar në romanin e Katarina Mitrović [Katarina Mitroviq], në regji të Đorđe Nešović [Gjorgje Neshoviq], me dramatizim dhe adaptim nga Isidora Milosavljević [Isidora Millosavleviq]. Aktrojnë Aleksandra Arizanović [Aleksandra Arizanoviq], Julija Petković [Julia Petkoviq] dhe Nevena Kočović [Nevena Koçoviq]. Shfaqja ndjek një vajze të re dhe të pakompromis, e cila kthehet në qytetin e saj të lindjes para ditëlindjes së saj të tridhjetë, që nuk është e gatshme për të pranuar dështimet personale ose arsyet e kthimit, por në takime intensive me familjen dhe miqtë ajo detyrohet të përballet jo vetëm me këtë plagë, por edhe me shumë plagë nga fëmijëria ...

21 nëntor, 15:00h @ Qendra Barabar – Hoteli Grand, Kati i katërt Në ekspozitë prezantohen punimet e Ivan Šuletić [Ivan Shulletiq] me titull “Falsa Immagine”, si dhe Nemanja Joković [Nemanja Jokoviq] e Mihaela Vučinić [Mihaella Vuçiniq], me titull “Do you want to flatten all layers before saving?”. Ivan Šuletić është artist vizual nga Beogradi, me veprimtari në vizatim, pikturë, instalacione, skulpturë dhe video-vepra. Ka marrë pjesë në ekspozita brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edicionin e 60 të Sallonit të Tetorit në Beograd, dhe ka fituar disa çmime për vizatim dhe pikturë bashkëkohore. Nemanja Joković dhe Mihaela Vučinić janë artistë dhe studentë të rinj dhe me perspektivë, të cilët sjellin pikëveshtrime të reja në artin bashkëkohor. Hapja përfshin një bisedë artistike rreth...