Promovimi i librit “Sërbia tjetër: Srđa Popović” nga Shkëlzen Gashi

Promovimi i librit “Sërbia tjetër: Srđa Popović” nga Shkëlzen Gashi

5 maj, 17:00, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4

Projekti “Sërbia tjetër” i përmbledh për lexuesin qëndrimet e intelektualëve sërbë që i kundërshtuan shkeljet drastike të të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në Kosovë nga ana e autoriteteve sërbe, që prej kohës së shfuqizimit të autonomisë së Kosovës nga Sërbia më 23 mars 1989 e deri në hyrjen e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999, e madje edhe më tej.  Vëllimi i tretë i botuar vitin që shkoi nga ADMOVERE, përfshinë fragmente nga artikuj dhe intervista të një prej intelektualëve më të spikatur sërb, avokatit Srđa Popović [1937–2013], në të cilat ky flet mbi shkeljet brutale të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ‘90. Veç këtyre, me rëndësi të veçantë janë përfshirë fragmentet në të cilat Popović shpalos mendime mbi pavarësinë e Kosovës dhe raportet e saj me Sërbinë, por edhe mbi raportet shqiptaro-sërbe përgjithësisht.

Ky publikim është një mirënjohje modeste për kontributin e madh të këtij intelektuali të jashtëzakontë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve të Kosovës, si dhe për kontributin e tij drejt ndarjes paqësore e miqësore të shqiptarëve me sërbët, dhe bashkëjetesës së tyre të bazuar në tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Promovimi i librit “Sërbia Tjetër: Srđa Popović” nga Shkëlzen Gashi, do të mbahet më 5 maj në ora 17:00, në Barabar Centre në Prishtinë në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

No Comments

Post A Comment