Debati: “Trajtimi i narrativave afektive të pasluftës”

Debati: “Trajtimi i narrativave afektive të pasluftës”

29 qershor, 11:30, Prostor Miljenko Dereta (Dobračina 55)

Qëllimi i debatit është të adresohet trashëgimia e pasluftës që është ndërtuar mbi shtyllat e narrativave politike, sociale dhe kulturore afektive që janë të përqëndruara në agjendat nacionaliste, mohimin e të kaluarës së dhunshme dhe formimin e identitetit etnik-nacionalist të pasluftës. Panelistët do të shtjellojnë shembuj të bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor dhe artistik të suksesshëm në një mjedis dashakeq.

Derisa dialogu shpesh kufizohet në arenën politike, ai shtrihet përtej saj dhe rëndësia e një dialogu të tillë formon një pikë fokale të këtij diskutimi.

No Comments

Post A Comment