Promovimi i librit “Momenti kur filloi lufta për mua”

Promovimi i librit “Momenti kur filloi lufta për mua”

6 maj, 17:00, Barabar Centre, Hotel Grand, Kati 4

Përmbledhja me rrëfime “Momenti kur filloi lufta për mua” është një përgjigje letrare për pyetjen e kujtesës personale të momenteve kur kuptuam se lufta po ndodhte. Njëzet e shtatë rrëfime të autorëve nga hapësira kulturore post-jugosllave, trajtojnë përvoja të ndryshme nga ajo kohë. Shumë prej rrëfimeve sjellin këndvështrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke na sjell kuptimin e tyre për situatën e luftës para tridhjetë viteve me njohuritë historike dhe përvojën e sotme.

Sëmundja, ushtria, policia, refugjatët, shkollat, dashuria, plazhi dhe noti, pingpongu dhe turnet e futbollit janë pjesë e përvojës së kohës së luftës për të cilën mund të lexoni në këtë përmbledhje.

Autorët e përfaqësuar në këtë përmbledhje rrëfimesh janë: Merima Aranitović, Selvedin Avdić, Muharem Bazdulj, Lamija Begagić, Andrej Blatnik, Stefan Bošković, Dejan Dukovski, Mirjana Đurđević, Zoran Ferić, Franjo Frančič, Emir Imamović Pirke, Željko Ivanji, Lejla Kalamujić, Marija Krtinić Veckov, Ildiko Lovaš, Anja Maksić Japundžić, Đorđe Majstorović, Boris Mandić, Tanja Mravak, Aleksandar Novaković, Branimir Perić, Bojan Radanović, Olja Savičević Ivančević, Shpetim Selmani, Srđan Srdić, Tanja Stupar Trifunović and Aleksandra Lekić Vujisić.

No Comments

Post A Comment