20 Pri Shfaqja teatrore “Bimët po të ngordhnin, do bëhej nami!” nga Ivor Martinić
6 maj, 20:00, Teatri “Oda”
Shfaqja “Bimët po të ngordhnin, do të bëhej nami”, e regjisorit Ivor Martinić është një shfaqje romantike për një çift që vendos t’i japë fund lidhjes së tyre. Kur njëri nga partnerët nuk mund të kujtojë ngjarjen më të rëndësishme gjatë lidhjes së tyre romantike, tjetri kalon në një krizë që nxitë pyetje dhe dilema të ndryshme ekzistenciale. Në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre, përmes takimeve të shumta çifti jonë tashmë i ndarë përpiqet të arrijë tek e vërteta e tyre e përbashkët. Shfaqja flet për nevojën për të treguar një histori intime, nevojën për afërsi dhe komunikim. Pa përdorur sentimentalizëm ekzistencial dhe fjalë të mëdha, kjo histori intime çon audiencën në një rrugëtim të pyetjeve ekzistenciale përmes dialogjeve të thjeshta. Për shkak që protagonistët e kësaj historie bëhen bashkë-autorë duke zbuluar një pjesë të intimitetit të tyre, çdo version i shfaqjes është unik në vetvete.
No Comments