Shfaqja e filmit “Si mësova të fluturoj” nga Radivoje Andrić

Shfaqja e filmit “Si mësova të fluturoj” nga Radivoje Andrić

4 maj, 18:30, Kino ABC

Filmi “Si mësova të fluturoj” na sjell një histori njerëzore për rritjen, kuptimin dhe faljen.

Sofija, një vajzë 12-vjeçare ëndërron për një udhëtim kampingu me miqtë e saj dhe për puthjen e saj të parë. Por, ajo detyrohet të kaloj verën në një shtëpi të vjetër të familjes në ishullin Hvar të Adriatikut, bashkë me gjyshen e saj, Maria, që është shumë rigoroze dhe hallën e saj të çuditshme, Luçen.

Pa miq apo wifi, jeta e Sofijas në Hvar është F-E-RR, por monotonia e saj zvogëlohet nga sjellja e veçantë dhe e çuditshme e gjyshes Maria. Sofia dyshon se gjyshja e saj ka pasur një lloj lidhjeje të fshehtë romantike, dhe gjatë hulumtimeve të saj për të zbuluar më tepër për jetën e dashurisë së gjyshes së saj, ajo zbulon një sekret familjar të fshehur prej kohësh.

Kështu, Sofija arrin të përjetojë verën e ëndrrave të saj, të mbushur plot me miq të rinj, aventura, romancë dhe shumë më tepër nga sa kishte imagjinuar.

Filmat e Radivoje Andric fituan popullaritet të madh dhe u konsideruan si një nga kultet kulturore në rajon, duke e bërë atë një regjisor të respektuar dhe të njohur në rajon. Ai është një nga regjisorët e rrallë, puna e të cilit është vlerësuar nga kritika dhe është shfaqur në shumë festivale të nivelit ndërkombëtar.Ai gjithashtu është autor i librit për fëmijë “Si të bësh film”, i botuar në Indonezi, Kinë dhe Poloni.


No Comments

Post A Comment