Hapja e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”

Hapja e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”

 më 22 tetor në ora 18:00, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd (Rruga Birçaninova 21)

Ne dëshirojmë t’ju ftojmë në hapjen e edicionit të shtatë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” më 22 tetor në ora 18:00, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd (Rruga Birçaninova 21).

 

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, është një ngjarje unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

 

Këtë vit, festivali  “Mirëdita, dobar dan!” do të hapet me shfaqjen e Kushtrim Koliqit “Unë jam vetë grua”, me protagonist Adrian Morinën, i cili, si aktori i vetëm në skenë, luan më shumë se 30 personazhe duke na sjellur një histori të një jete tejet të vështirë të një personi transgjinor gjerman – Charlotte von Mahlsdorf, e cila i ka mbijetuar regjimit Nazist dhe atij Stasi.

 

Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të këtyre dy hapësirave kulturore në një të vetme.

 

Hyrja në eventet e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” si në vitet e kaluara, do të jetë pa pagesë. 

Regjistrimi

Të gjitha ngjarjet do të mbahen në përputhje me masat anti-epidemike për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Për shkak të pandemisë së virusit korona, numri i vizitorëve në festival është i kufizuar. Ju lutemi të njoftoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj në ngjarjet e festivalit, thjesht duke u regjistruar në webfaqen tonë të internetit.