Festivali “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd nga 22 tetori

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd nga 22 tetori

Ngjarja e veçantë kulturore “Mirëdita, dobar dan!”, e cila prezanton skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës për audiencën e Beogradit, do të mbahet nga 22 tetor deri më 24 tetor në Beograd.

Siç wshtë njoftuar nga Nisma e të Rinjve pwr tw Drejtat e Njeriut, këtë vit festivali do të jetë më i shkurtë se edicionet e kaluara për shkak të virusit korona, megjithatë ata konsiderojnë se është shumë e rëndësishme organizimi i tij, natyrisht në përputhje me të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Me rifillimin e procesit të negociatave në Bruksel dhe me nënshkrimin e marrëveshjes së Washington -it, është bërë një hap sa një mijë milje, por marrëveshjet politike dhe ekonomike janë vetëm korniza, ndërsa thelbi qëndron në afrimin e shoqërive të Serbisë dhe Kosovës”. Në mënyrë që ata të njohin njëri-tjetrin, të mësojnë për njëri-tjetrin, të jenë me njëri-tjetrin. T’i thonë njëri-tjetrit ‘Mirëdita, dobar dan!’”, tha Ivan Đuric, Drejtor i Programit i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e cila është një nga organizatorët e festivalit.

Gjatë tri ditëve të festivalit, do të ketë debate mbi procesin e negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, mbi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe mbi bashkëpunimin midis të rinjve të të dy vendeve. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë ditëve të festivalit, audienca e Beogradit do të prezantohet me artistë dhe performues që përfaqësojnë skenën kulturore moderne të Kosovës.

Këtë vit, festivali “Mirëdita, dobar dan!” do të hapet me shfaqjen teatrore“Unë jam vetë grua”, me regji të Kushtrim Koliqit, në të cilën Adrian Morinën, si aktori i vetëm në skenë, luan më shumë se 30 personazhe duke na sjellur një histori të një jete tejet të vështirë të një personi transgjinor gjerman – Charlotte von Mahlsdorf, e cila i ka mbijetuar regjimit Nazist dhe atij Stasi.

Në ditën e dytë të festivalit, publiku do të jetë ketë mundësi të marrë pjesë në debatin “Kosova – trashëgimia e kujtesës” në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, si dhe të shohë ekspozitën me të njëjtin titull në galerinë “Endžio” në Dobračina.

Në ditën e fundit të festivalit, do të ketë një debat mbi çështjet e drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe institucionalizimin e saj, kurse përmbyllja e festivalit do të bëhet nga aktori Tristan Halilaj me leximin e disa pjesëve nga libri i tij “Richard Gere ishte këtu” një përmbledhje tregimesh botuar fillimisht në serbisht.

Ngjarja përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë shfaqja e filmit “Shpia e Agës”, i cili do të jepet në orën 20:30 në Qendrën për Dekontaminim Kulturor.

Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të dy hapësirave kulturore në një të vetme.

Hyrja në të gjitha ngjarjet e festivalit është falas, me regjistrim paraprak.

Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Integra (Kosovë), Iniciativa Qytetare (Serbi), dhe forumZFD me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

No Comments

Post A Comment