Koncerti “Pretty Loud”

Koncerti “Pretty Loud”

5 maj, 21:30, Teatri “ODA”

Tradicionalisht, gratë rome janë inkurajuar të ndërpresin shkollimin herët dhe të martohen në moshë të re. Pretty Loud është grupi i parë i vajzave rome në Serbi, i cili është i përkushtuar për të thyer këtë stereotip tradicional dhe për t’u dhënë zë vajzave rome. Muzika e tyre unike, performancat dhe projektet e tyre letrare synojnë të fuqizojnë brezin e ardhshëm të grave rome duke përzier elemente të rap-it, hip hop-it dhe muzikës së paraardhësve të tyre.

Përmes këngëve të tyre në gjuhën rome, serbe dhe angleze, ato trajtojnë çështje komplekse si stereotipet, drejtësinë shoqërore dhe racën, por edhe për sfidat, shpresat e ëndërrat e tyre. Ato po i’u tregojnë vajzave të tjera rome se kanë mundësi tjera përtej martesës në moshë të re, lindjes së hershme dhe varfërisë. Ato janë të përkushtuara për t’iu dhënë fund stereotipeve që kanë të bëjnë me romët dhe gratë.

“Pretty Loud”, filloi në qendrat e GRUBB (Gypsy Roma Urban Balkan Beats) në Beograd dhe Nish të Serbisë, nga një grup i vajzave të reja, pjesëmarrësve dhe tranjereve të punëtorive, të moshës 14-27 vjeç.

GRUBB bashkon edukimin, artin, kulturën dhe qendrat sociale për të mbështetur integrimin shoqëror afatgjatë të të rinjve romë në Serbi dhe Evropë.Në vitin 2017, GRUBB-i fitoi çmimin e parë të BE-së për metodat inovative të integrimimit të romëve në Serbi.

No Comments

Post A Comment