Ekspozita “Kosova – trashëgimia e kujtesës”

Ekspozita e fotografive “Kosova – trashëgimia e kujtesës”

më 23 tetor në ora 18:00, në qendrën Endžio (Rruga Dobračina 4)

Ekspozita e fotografive “Kosova – trashëgimia e kujtesës” kontribuon në dialogun shoqëror mbi temën komplekse të trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës. Kjo temë është vazhdimisht prezente si në diskursin publik serb ashtu edhe në atë të Kosovës, si dhe pas dyerve të mbyllura të zyrave të Brukselit, ku po zhvillohen negociata për këtë temë.

 

Sidoqoftë, edhe pse tema e trashëgimisë kulturore flitet shumë, ajo rrallë diskutohet, veçanërisht midis dy shoqërive dhe midis dy kombeve.
Ekspozita është e bazuar në fotografitë e Korab Krasniqit, forumZFD Kosovo, që u publikuan fillimisht si pjesë e botimit të vitit 2017 “Trashëgimia e Kujtesës në Kosovë”. Tri vite më vonë, duket se elitat politike dhe mediatike të të dy shoqërive, por edhe publiku, janë edhe më larg sesa ishin në atë kohë, megjithë procesin e normalizimit të marrëdhënieve, i cili ishte në nivelin e lidershipit të ripërtrirë këtë vit.

 

“Gjithçka na përket neve dhe ata janë të egër e kriminelë” – është një koncept që dëgjohet si në shqip ashtu edhe në serbisht, kryesisht i paketuar në forma dhe politika më të buta, por shumë shpesh dhe pa hezitim e dëgjojmë edhe në mediat kryesore dhe në hapësira publike.

 

Me ekspozitën “Kosova – trashëgimia e kujtesës” dhe debatin që e shoqëron atë, festivali “Mirëdita, dobar dan!” jep mundësinë që zërat e arsyes, bashkëpunimit dhe paqes të dëgjohen. Ekskluzivitetet nacionaliste, të cilat ushqejnë njëra-tjetrën, kanë krijuar një monopol mbi diskutimin e trashëgimisë, kujtesës dhe trashëgimisë kulturore për shumë kohë. Për shkak se ato nuk mund të mbijetojnë pa njëra-tjetrën, nacionalizmat ekstremë janë të zhurmshëm dhe dëgjohen shumë, përderisa zërat e shoqërisë civile janë mbytur.

 

Koncepti i shoqërisë civile dhe të hapur është i papajtueshëm me dhunën, paligjshmërinë dhe nacionalizmin. Ne po kërkojmë përgjigje për pyetje të tilla si: Cilat janë mënyrat në të cilat ne mund të kontribuojmë në shoqëritë që duam të ndërtojmë duke rishikuar tentimet dhe çasjet e mëparshme dhe duke kërkuar çasje të reja?

Regjistrimi

Të gjitha ngjarjet do të mbahen në përputhje me masat anti-epidemike për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Për shkak të pandemisë së virusit korona, numri i vizitorëve në festival është i kufizuar. Ju lutemi të njoftoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj në ngjarjet e festivalit, thjesht duke u regjistruar në webfaqen tonë të internetit.