“Richard Gere ka qenë këtu” – përmbledhje tregimesh nga Tristan Halilaj

“Richard Gere ka qenë këtu” – përmbledhje tregimesh nga Tristan Halilaj

më 24 tetor, në orën 19:30, në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor (Rruga Birçaninova 21)

“Richard Gere ka qenë këtu” është një përmbledhje tregimesh nga Tristan Halilaj. Këto histori janë shkruar në anglisht dhe përkthyer në serbisht para se të përkthehen në shqip, në gjuhën amtare të Halilajt.

 

Tristan Halilaj ka lindur në Shkodër, Shqipëri, në vitin 1992. Ai ka studiuar aktrim në Maqedoninë e Veriut; sot ai jeton në Kosovë. Ai ka luajtur në disa filma dhe shfaqje. Ai ishte pjesëmarrës në kampuset e talenteve për filmbërësit e rinj të Festivaleve të Filmit në Berlin dhe Sarajevë.

 

Leximi i fragmenteve nga libri “Richard Gere ishte këtu” do të bëhet të shtunën, më 24 tetor, në orën 19:30, në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor (Rruga Birçaninova 21). Kjo ngjarje do të përmbyllë festivalin “Mirëdita, dobar dan!”.

Regjistrimi

Të gjitha ngjarjet do të mbahen në përputhje me masat anti-epidemike për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Për shkak të pandemisë së virusit korona, numri i vizitorëve në festival është i kufizuar. Ju lutemi të njoftoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj në ngjarjet e festivalit, thjesht duke u regjistruar në webfaqen tonë të internetit.