11 Sht Partnerët mbajtën Takimin e Konsorciumit në Prishtinë
Me 7 gusht 2024, konsorciumi i partnerëve të projektit — “ Mirrors Into Windows : Working for Peace with Arts”, i mbështetur nga programi i Komisionit Evropian për mbështetjen e sektorit audiovizuel dhe të kulturës – “Europa Kreative” u takuan në Prishtinë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit rreth projektit. Partnerët adresuan pasojat e ndalimit të festivalit “Miredita, dobar dan!” nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe ndikimet e tij në aktivitetet e ndërlidhura. Përfaqësuesit nga OJQ Integra (Kosovë), Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Iniciativa Qytetare (Serbi) dhe HREYN (Bruksel) diskutuan për rreptësin e ndalimit dhe ndikimet jo vetëm për festivalin dhe aktivitetet e lidhura me projektin, por edhe për ndikimin e tij më të gjerë shoqëror. U theksua se ndalimi ndikon dukshëm në përpjekjet dhe zhvillimet në ndërtimin e paqes dhe promovimin e kohezionit shoqëror, duke theksuar nevojën për rritjen e avokimit dhe ndërgjegjësimit lidhur me ndalimet e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel ndërkombëtar.
No Comments