10 Nën Natë poezie – Radmila Petrović
22 nëntor, 17:00h @ Bubble Bar
Radmila Petrović [Radmilla Petroviq] (l. 1996, Uzhicë, Serbi) është një nga poetet më të kërkuara në ish-Jugosllavi. Është autore e përmbledhjeve me poezi “Miris zemlje” [Aroma e tokës] (2014), “Celulozni rockenrol” [Rokenroll celuloze] (2015) dhe “Moja mama zna šta se zna šta se dešava u gradovima” [Nëna ime e di çka ndodh në qytete] (2020, 2025) (të shitura në mbi 13.000 ekzemplarë), të cilat janë botuar në Gjermani, Poloni, Slloveni, Çeki, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa janë duke u përgatitur botime në spanjisht, italisht, hungarisht dhe kroatisht. Romani i saj në vargje “Nisam znala šta nosim u sebi” [Nuk e dija çka bartja brenda meje] (2025) u shit në më shumë se 5,000 ekzemplarë në katër muajt e parë.
No Comments