Konferenca “Art x Peace” e mbajtur në Bruksel

Konferenca “Art x Peace” e mbajtur në Bruksel

Në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Human Rights Education Youth Network (Belgjikë), INTEGRA NGO (Kosovë) dhe Civic Initiatives (Serbi), Youth Initiative for Human Rights (Serbi) organizoi një konferencë treditore në Bruksel, e cila trajtoi ndërthurjen mes artit dhe aktivizmit.

E titulluar “Art x Peace”, konferenca u mbajt në disa vende të ndryshme në Bruksel nga 12 deri më 14 dhjetor, duke përfshirë edhe Parlamentin Evropian. Ajo mblodhi së bashku një grup të larmishëm artistësh, aktivistësh, politikanësh, anëtarësh të Parlamentit Evropian dhe akademikësh, të cilët diskutuan mbi rolin e artit në luftën për të drejtat e njeriut.

Konferenca u hap me një sesion në Parlamentin Evropian, ku anëtarët Vladimir Prebilič dhe Gordan Bosanac (Të Gjelbrit / Aleanca e Lirë Evropiane), si dhe ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Kulturore në qeverinë e Sebastian Kurz, Ulrike Lunacek, mbajtën fjalime frymëzuese.

Gjatë ngjarjes, u shfaq për herë të parë dokumentari-avokues “Connecting…”, nga Idro Seferi. Filmi eksploron bashkëpunimin kulturor dhe artistik midis Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e tij, si dhe sfidat me të cilat përballen ata që avokojnë për një bashkëpunim të tillë. Përveç kontributit të artistëve të njohur nga të dyja skenat, ajo e Serbisë dhe Kosovës, në film u përfshinë edhe zëra të rinj, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi vlerën e bashkëpunimit ndërkulturor.

Filmi do të ketë premierën zyrtare më 31 janar në Beograd dhe [fundi i muajit Janar] në Kosovë.

Gjatë tre ditëve të konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në një sërë debatesh dhe diskutimesh, duke përfshirë tema si: “Arti si një Mjet për Ndërtimin e Paqes dhe Forcimin e Demokracisë,” “Normalizimi i Ndalimit apo Ndalimi i Normalizimit,” “Perspektivat për Paqe përmes Edukimit dhe Kulturës,” dhe “Ballafaqimi me të Kaluarën – Sfidat dhe Problematikat.”

Organizatorët e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan!” – Kushtrim Koliqi (INTEGRA, Kosovë), Maja Stojanović (Civic Initiatives, Serbi) dhe Tijana Đuknić (Youth Initiative for Human Rights, Serbi) – reflektuan mbi ndalimin e këtij festivali këtë vit nga Ministria e Brendshme e Serbisë, si dhe mbi pengesat e tjera për bashkëpunimin artistik midis Serbisë dhe Kosovës.

Pjesëmarrësit dhe panelistët gjithashtu nxorën paralele midis taktikave represive të përdorura nga regjimet autoritare në Gjeorgji, Serbi dhe Kosovë, duke diskutuar njëkohësisht procesin e integrimit evropian të Gjeorgjisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit e konferencës patën gjithashtu mundësinë të dëgjojnë shembuj se si arti është përdorur për përmirësimin shoqëror, së bashku me fjalime frymëzuese nga Francesco Ronchi – Administrator në Drejtorinë për Mbështetjen e Demokracisë të Parlamentit Evropian, Francesca Corbo – Përfaqësuese e Amnesty International, Tekla Tevdorashvili – Anëtare e platformës feministe-artistike multimediale GrlzWave nga Gjeorgjia, dhe Neira Šabanović – kandidate për doktoraturë në Universitetin e Lirë të Brukselit.

No Comments

Post A Comment