10 Nën Koncert: Pliš
20 nëntor, 20:00h @ Defy Them
Bendi Pliš, i themeluar në Beograd nga një dashuri e përbashkët për tingullin e kitarës indi në fillim të mijëvjeçarit të ri, përbëhet nga Branislav Cvetković [Branisllav Cvetkoviq] (kitarë dhe vokal), Stefan Drča [Stefan Drça] (kitarë), Mina Beljić [Mina Beliq] (bateri) dhe Aleksa Gajić [Alleksa Gaiq] (bas dhe vokal). Duke kombinuar meloditë nostalgjike dhe ritmet e çrregullta, Pliš eksploron gjithçka që nxit dhe gjithashtu përfaqëson një sfidë për një person të ri, ndërsa grupi e përshkruan veten si diçka që ndjehet në lëkurë dhe sjell kënaqësi. Me singllin “Padobran” [Parashuta] ata paralajmëruan EP-n e tyre debutues, i cili u publikua më 13 dhjetor 2024 në të gjitha platformat e strimingut dhe shpejt mori vlerësime pozitive nga kritikët dhe publiku. Mos e humbisni mundësinë të shijoni energjinë dhe tingujt e Pliš drejtpërdrejtë!
No Comments