Hapja e ekspozitës dhe bisedë artistike

Hapja e ekspozitës dhe bisedë artistike

21 nëntor, 15:00h @ Qendra Barabar – Hoteli Grand, Kati i katërt

Në ekspozitë prezantohen punimet e Ivan Šuletić [Ivan Shulletiq] me titull “Falsa Immagine”, si dhe Nemanja Joković [Nemanja Jokoviq] e Mihaela Vučinić [Mihaella Vuçiniq], me titull “Do you want to flatten all layers before saving?”. Ivan Šuletić është artist vizual nga Beogradi, me veprimtari në vizatim, pikturë, instalacione, skulpturë dhe video-vepra. Ka marrë pjesë në ekspozita brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edicionin e 60 të Sallonit të Tetorit në Beograd, dhe ka fituar disa çmime për vizatim dhe pikturë bashkëkohore. Nemanja Joković dhe Mihaela Vučinić janë artistë dhe studentë të rinj dhe me perspektivë, të cilët sjellin pikëveshtrime të reja në artin bashkëkohor. Hapja përfshin një bisedë artistike rreth proceseve kreative, koncepteve dhe ideve që qëndrojnë prapa veprave të ekspozuara. Programi vizual është kuruar nga Mia David.

No Comments

Post A Comment