Shfaqja e filmit: “78 dana” – Regjia: Emilija Gašić

Shfaqja e filmit: “78 dana” – Regjia: Emilija Gašić

20 nëntor, 20:00h @ Hotel Grand, Salla e Kongreseve, Kati i parë

Fituesja e çmimeve të shumta, regjisorja serbe, Emilija Gašić [Emilia Gashiq], u lind në Jugosllavi në 1991 dhe aktualisht jeton në Njujork. Ka kryer master në regji filmi në NYU Tisch School of the Arts. Duke u rritur në një qytet të vogël, e rrethuar nga lajmet e luftës dhe në një vend në shkatërrim e sipër, ajo zhvilloi një qasje vëzhguese dhe ndjesi për të krijuar tension dhe atmosferë në filmat e saj.

Filmi ndjek motrat Sonja (17) dhe Dragana (15), pak para mobilizimit të babait të tyre gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999. Ato nisin një video ditar në Hi8, duke incizuar mbi regjistrime të mëparshme që kohë-pas-kohe shfaqen ndërmjet skenave të reja. Ditët kalojnë derisa ato incizojnë natyrën paqësore rreth vetes, qiellin drithërues natën gjatë sulmeve ajrore dhe ngacmimin lozonjar të motrës shtatëvjeçare, Tiana. Bota e tyre ndryshon kur një djalë misterioz dhe motra e tij e turpshme vijnë nga Beogradi dhe vendosen në shtëpinë e fqinjit, duke sjellë miqësi të reja, puthje të para dhe zhgënjime të para, që përkohësisht zbehin frikën nga bombardimet.

No Comments

Post A Comment