10 Nën Debat dhe promovim libri: “Nyja e Kosovës në Kohë Protestash Masive në Serbi” – “Kronologjia e Kosovës 2.0”, YIHR
22 nëntor, 13:00h @ Hotel Grand, kati i parë
Në debat do të trajtohet kriza aktuale politike në Serbi dhe protestat masive të studentëve që shpërthyen pas shembjes së kulmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, me ç’rast kanë humbur jetën 16 persona dhe një është plagosur rëndë. Diskutimi synon të kontekstualizojë këto protesta dhe të eksplorojë implikimin e tyre në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Debati do të mbahet si pjesë e promovimit të Kronologjisë së Kosovës 2.0, një botim i YIHR-s që përmbledh hulumtime të studiuesve të rinj mbi zhvillimet kyçe politike dhe sociale në marrëdhëniet Serbi-Kosovë nga 2018 deri 2023.
No Comments