Filmi mbi lidhjen e skenës artistike të Beogradit dhe Prishtinës u shfaq premierë në Beograd dhe Prishtinë

Filmi mbi lidhjen e skenës artistike të Beogradit dhe Prishtinës u shfaq premierë në Beograd dhe Prishtinë

Filmi Connecting…, me regji të Idro Seferit, pati premierën më 31 janar 2025 në Beograd dhe më 7 shkurt 2025 në Prishtinë. Ky dokumentar sjell në fokus figura të rëndësishme nga skena artistike serbe dhe shqiptare, të cilët njëkohësisht janë edhe mbështetësit dhe avokuesit të afrimit mes dy popujve. Filmi u realizua në bashkëpunim me Iniciativën për të Drejtat e Njeriut (Beograd), organizatën Integra (Prishtinë), Iniciativa Qytetare (Beograd) dhe organizatën ndërkombëtare HREYN (Bruksel).


I frymëzuar nga ndalimi i festivalit Mirëdita, dobar dan! nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë vitin e kaluar, filmi fokuson përpjekjet për të promovuar bashkëpunimin kulturor dhe artistik mes Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në pah sfidat e shumta me të cilat përballen artistët dhe aktivistët.


Filmi paraqet intervista me përfaqësues kryesorë të festivalit, përfshirë Kushtrim Koliqin, Maja Stojanović dhe Sofija Todorović, si dhe artistë të njohur nga të dy vendet, si Ilire Vinca, Enver Petrovci, Shkelzen Maliqi, Milica Janevski dhe Svetozar Cvetković. Ata theksojnë ndikimin pozitiv të bashkëpunimit kulturor në normalizimin e marrëdhënieve dhe progresin shoqëror. “Artistët janë gjithmonë shënjestër e regjimeve, sepse ata ndjejnë instinktivisht problemet e shoqërisë dhe i sjellin ato në pah,” shprehet aktori Tihomir Stanić në film. “Ajo që ka rëndësi për të gjithë njerëzimin është se arti dhe kultura janë forca shtytëse, filli i ndjeshëm që na humanizon dhe na mundëson të komunikojmë,” tha ai.


Gjithashtu, filmi thekson rëndësinë e shkëmbimit kulturor dhe artistik për normalizimin e marrëdhënieve, ballafaqimin me të kaluarën dhe procesin e pajtimit, përmes përvojave të të rinjve.


Premiera në Beograd u ndoq nga përfaqësues të ambasadave, figura publike, pjesëmarrës të filmit dhe aktivistë të shoqërisë civile. Ngjarja u hap nga Tijana Đuknić, përfaqësuese e Youth Initiative for Human Rights, e cila foli për rëndësinë e kulturës në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Pas shfaqjes, publiku pati mundësinë të bënte pyetje për regjisorin Idro Seferi, ndërsa aktorja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Branka Petrić, mbajti një fjalim para të pranishmëve.


Në Prishtinë, në Qendrën Barabar., premiera ishte pjesë e një punëtorie rinore të organizuar nga organizata Integra, ku pjesemarres ishin gjeneratat e reja të viktimave civile që lobojne për proceset e drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian si pjesë e Kreativitetit Evropian. 

No Comments

Post A Comment