07 Qer Shfaqja teatrale “Babai dhe babai”
27 qershor, 20:00, Dorćol Platz (Dobračina 59)
Shfaqja teatrale “Babai dhe babai” me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Kushtrim Koliqit, është një pjesë që na kujton humbjet e mbi 1600 personave të pa gjetur pas luftës në Kosovë që përfundoi para 25 vitesh. Autori dhe regjisori i shfaqjes na tregojnë se si trishtimi i paimagjinueshëm mund të ndikojë në një familje. Kjo shfaqje, të cilën kritikët e përshkruajnë si “agresivisht të trishtë”, përballë publikun me trashëgiminë e luftës në Kosovë dhe universalitetin e vuajtjes së familjeve të personave të pa gjetur. Çdo gjë në këtë shfaqje është e qetë, e drejtpërdrejtë dhe shumë e sinqertë.
No Comments