Debati “Drejtësia tranzicionale në Kosovë sot”

Debati “Drejtësia tranzicionale në Kosovë sot”

më 24 tetor në ora 18:00, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor (Rruga Birçaninova 21)

Debati i titulluar “Drejtësia tranzicionale në Kosovë sot”, është i bazuar në raportin “Demokratizimi i Drejtësisë Tranzicionale – Drejt një Infrastrukture Diskutuese për Trajtimin e së Kaluarës në Kosovë”, me autorë Dr. Gëzim Visoka dhe Besart Lumi, i publikuar nga PAX, Integra dhe Iniciativa e Re Sociale.

 

Njëzet e një vjet nga përfundimi i luftës së viteve 1998-99, Kosova ende duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj të dhunshme. Pas përfundimit të konfliktit, janë ndërmarrë shumë nisma të drejtësisë tranzicionale, megjithatë këto nisma ishin kryesisht të fragmentuara dhe të njëanshme. Si të tilla, ato kanë qenë kryesisht të pasuksesshme për ta larguar shoqërinë kosovare nga e kaluara e dhunshme drejt një të ardhme paqësore. Aktualisht, aktakuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës sjellin kujtime për të kaluarën dhe mund të shkaktojnë pakënaqësi, përderisa krijimi i një Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin, i cili do të kishte potencialin për të trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse konfliktin, nuk është i sigurt. Natyra selektive dhe zhgënjimi nga përpjekjet e mëparshme të drejtësisë tranzicionale kontribuojnë në mosbesimin masiv brenda shoqërisë; si mes komuniteteve të ndryshme, ashtu edhe midis qytetarëve dhe qeverisë.

 

Ky hulumtim tregon se një qasje nga lart-poshtë dhe e drejtuar nga jashtë e drejtësisë tranzicionale nuk ka qenë e dobishme dhe sugjeron që Kosovës i duhet një infrastrukturë e integruar dhe diskutuese për të siguruar legjitimitetin dhe efikasitetin e përpjekjeve për t’u marrë me të kaluarën në Kosovë.

Regjistrimi

Të gjitha ngjarjet do të mbahen në përputhje me masat anti-epidemike për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Për shkak të pandemisë së virusit korona, numri i vizitorëve në festival është i kufizuar. Ju lutemi të njoftoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj në ngjarjet e festivalit, thjesht duke u regjistruar në webfaqen tonë të internetit.