Filmi “Shpia e Agës”

Filmi “Shpia e Agës”

më 24 tetor, në ora 20:30, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor (Rruga Birçaninova 21)

Filmi “Shpia e Agës”, i regjisores Lendita Zeqiraj është një vështrim në jetën e pesë grave përmes syve të një djali nëntë vjeç që kërkon babanë e tij.

 

Nëntë vjeçari Aga jeton me nënën e tij dhe katër gra të tjera në një fshat të largët malor në Kosovë. Aga përpiqet të fitojë ca para duke shitur cigare, por qëllimi i tij kryesor është kërkimi i babait të tij të zhdukur. E vetmja figurë mashkullore në jetën e tij është Cera, i cili është i vrazhdë e i ashpër, megjithëse kujdeset për Agën i cili është shumë i ri për të kuptuar pse jeton atje me ato gra. Kur ndodhë një urgjencë e papritur, Aga detyrohet të ndihmojë dhe kjo vë në lëvizje një sekuencë ngjarjesh që i zbulojnë atij të vërtetën.

 

Filmi “Shpia e Agës” do të shfaqet të shtunën, më 24 tetor, në ora 20:30, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor (Rruga Birçaninova 21) në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Regjistrimi

Të gjitha ngjarjet do të mbahen në përputhje me masat anti-epidemike për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Për shkak të pandemisë së virusit korona, numri i vizitorëve në festival është i kufizuar. Ju lutemi të njoftoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj në ngjarjet e festivalit, thjesht duke u regjistruar në webfaqen tonë të internetit.